Barcelona i vendos tri kushte Neymarit për ta rikthyer në Camp Nou

Futboll

Barcelona i vendos tri kushte Neymarit për ta rikthyer në Camp Nou

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 00:41
Neymar

Besohet se Barcelona i ka thënë Neymarit se duhet t’i pranojë tri kushte për t’u rikthyer në Camp Nou.

Sipas A Trade, sulmuesi brazilian e dëshiron rikthimin te Blaugranët, mirëpo këta të fundit i kanë vendosur tri kushte. Skuadra katalunase thuhet se i ka kërkuar Neymarit që ta ulë pagën e tij që e merr te Paris Saint-Germaini, pasi është shumë e lartë.

Ylli brazilian aktualisht fiton 30 milionë euro në sezon te klubi parisen, shumë kjo që është e papërballueshme për Barcelonën.

Kampionët e La Ligas po ashtu kanë kërkuar nga 27-vjeçari të heqë dorë edhe nga bonuset e tij dhe nga një pjesë e marketingut që fiton nga marrëveshja me sponsorët e tyre.

Kushti i tretë i katalunasve është që Neymari të dalë publikisht ta kërkojë rikthimin në Camp Nou dhe ta detyrojë PSG-në ta ulë çmimin prej 250 milionë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat