Ish-kryetari i Vushtrrisë që dha dorëheqje, vjen me paralajmërim të rëndësishëm

Futboll

Ish-kryetari i Vushtrrisë që dha dorëheqje, vjen me paralajmërim të rëndësishëm

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:28
Naser Imeri

Në fillim të kësaj jave, në Kuvendin e Kosovës, debati për amandamentin 5, i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponsorizime nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Pas kësaj, reagimet ishin tejet të ashpra nga komuniteti sportiv, i cili kritikoi rëndë anëtarët e legjislativit.

Madje, si pasojë e problemeve financiare edhe kryetari i Vushtrrisë, Naser Imeri u detyrua të dorëhiqej nga posti i të parit të klubit, i cili do të garojë në Superligën e Kosovës në edicionin e ri.

“Ka qenë njëra prej momenteve më të vështira që i kam përjetuar në jetën time”, tha Imeri në ‘Sports Show’.

“90% e investimeve ka qenë me mjete vetanake. Vetëm unë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë kam investuar rreth 300 mijë euro”, potencoi Imeri.

“Me 90 mijë euro ka ndihmuar edhe shitja e Milot Rashicës. Kurse edhe bizneset kanë hasur në vështirësi, derisa shumë herë i kam lutur të na sponzorizojnë”, shtoi Imeri.

“Nëse ky ligj nuk kalon as në seancën e radhës, klubi i Vushtrrisë do të shpartallohet, tashmë veçse ka nisur kjo”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat