Transferimi i fundit i Real Madrid, Ferland Mendy, ka bërë një gabim, për të cilin tashmë është bërë pishman.
Mendy, i cili u transferua nga liga franceze, saktësisht skuadra e Olympique Lyon, ka probleme me gjuhën që flitet në Spanjë.
Lojtari, gjatë kohës së lirë që po kalonte në ‘Twitter’, ka pëlqyer një postim ku flitej për shokun e tij të skuadrës, Lucas Vazquez.
Por, mbrojtësi francez duket se nuk ka pasur ide se për çfarë fliste postimi në fjalë, pasi aty shkruhej për dëshirën që Lucas Vazquez të largohet menjëherë nga skuadra.
Gjithsesi, me të kuptuar gabimin e tij, Mendy ka reaguar duke kërkuar falje, raporton ‘AS’.
Lojtari ka justifikuar problemin e tij duke thënë se akoma nuk kupton mirë gjuhen spanjolle, dhe ka premtuar se gabime të tilla nuk do të ndodhin më.