Interi dhe Milani marrin vendim: Do ta shembim San Siron për stadiumin e ri - Bota Sot
Interi dhe Milani marrin vendim: Do ta shembim San Siron për stadiumin e ri

Futboll

Interi dhe Milani marrin vendim: Do ta shembim San Siron për stadiumin e ri

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:01
Drejtuesit e Interit dhe Milanit kanë njoftuar se puna për ndërtimin e stadiumit të ri që do të jetë në pronësi të të dy klubeve do të nisë shumë shpejt.

Dy klubet e qytetit të Milanos kanë vendosur të nisin ndërtimin e stadiumit të ri.

Drejtuesit e Interit dhe Milanit kanë njoftuar se puna për ndërtimin e stadiumit të ri që do të jetë në pronësi të të dy klubeve do të nisë shumë shpejt.

Njëkohësisht ata kanë bërë të ditur se San Siro do të shembet, për t’i hapur vend ndërtimeve të reja afër tij.

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni deklaroi për mediat: “Do të bëjmë një San Siro të ri, pranë të vjetrit, në të njëjtën zonë. I vjetri do të shembet, dhe do të ketë vend për ndërtime të reja”.

Ndërsa drejtori gjeneral i Interit, Alessandro Antonello foli shkurt: “Absolutisht, do ta bëjmë bashkë stadiumin e ri”.

Stadiumi i ri do t’u kushtojë Interit dhe Milanit 700 milionë euro, derisa pritet të përfundojë më së largu në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...