Mesfushori italian Daniele de Rossi pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Fiorentinës.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të hënën se De Rossi në parim ka arritur marrëveshje me Fiorentinën që i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
De Rossi te Fiorentina do të transferohet si lojtar i lirë, pasi është larguar nga Roma pas 17 vjetësh.
Edicionin e fundit De Rossi shënoi dy gola në 23 paraqitje me Romën në të gjitha garat.
Ai kishte oferta edhe nga shtetet e tjera, por ka preferuar të qëndrojë në kampionatin italian. Te Fiorentina, De Rossi shihet përforcim i rëndësishëm për mesfushën.