Struga Trim Lum fillon përgatitjet, me tri prurje të reja

Futboll

Struga Trim Lum fillon përgatitjet, me tri prurje të reja

Nga: Shaban Sinani Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:41
Struga Trim Lum fillon përgatitjet, me tri prurje të reja

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të futbollit, Struga Trim Lum, zyrtarisht ka ndezur motorët për sezonin e ri. Ekipi përgatitjet do t’i zhvillon sipas plan programit të hartuar nga stafi teknik. Trajneri Jeton Beqiri për Klan Maqedoni tha se javën e parë do të kryhen testimet mjekësore dhe ato fizike, ndërsa nga dita e hënë fillojnë me punë serioze dhe me intensitet më të lartë. 

 “Nga data 16 deri më datë 28 korrik, 12 ditë do të qëndrojmë në Bansko të Bullgarisë , ku do të zhvillojmë edhe 3 ndeshje kontrolluese. Vlen të theksohet edhe ajo se para se me u transferua në Bansko do të zhvillojmë këtu 3 ndeshje kontrolluese dhe pastaj ndeshja e fundit do të jetë javën e fundit para fillimit të kampionatit.” -tha Jeton Beqiri-Trajner i KF Struga TL.

Duke pasur parasysh se ambiciet e klubit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk janë edhe modeste, ekipi ka sjell tre përforcime si portieri Urosh Gjuriq, sulmuesi Emran Ramadani dhe Hristijan Kirovski, ndërsa pritet edhe angazhimi i dy emrave të ri. 

“Ambicie primare dhe më e rëndësishme është që këtë vit ekipi i Strugës të stabilizohet dmth në Ligën e Parë. dmth të sigurojmë ekzistencën pikë së pari pastaj nëse na jepet mundësia të plasohemi edhe në pjesën e mesme të tabelës apo në pjesën e epërme të klasifikimit.”- deklaroi Jeton Beqiri-Trajner i KF Struga TL.
Kapiteni skuadrës Ardit Shaqiri është i mendimit se me përgatitje cilësore dhe përfocimet e bëra ekipi do të ketë një formacion stabil për t’u përball me të  gjitha sfidat.
 “Ne jemi ekip debutuese në Ligën e Parë, sot filluam me  stërvitjet. Dita e parë. Shpresojmë të kalojmë mirë me këto stërvitje, kryesorja është që të mos kemi dëmtime. Shpresojmë që me ardhjen e disa përforcimeve të jemi një ekip solid” tha kapiteni Shaqiri.
Klubi i futbollit Struga Trim Lum, fazën përgatitore e filloi te stadiumi i Ladorishtit, ndërsa ndeshjet kampionale do t’i zhvillon te stadiumi i qytetit për çka këto ditë do të bëhen edhe disa riparime të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat