United e City nuk do ta kenë të lehtë ta transferojnë Maguire

Futboll

United e City nuk do ta kenë të lehtë ta transferojnë Maguire

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:10
Harry Maguire

Dy klubet angleze, Manchester United e Manchester City nuk do ta kenë të lehtë ta transferojnë në ekip mbrojtësin e Leicester City-t, Harry Maguire.

Qendër-mbrojtësi i Leicesterit dhe i Anglisë, është i dëshiruar nga këto dy klube.

United janë në një nevojë për një mbrojtës, ndërsa City po kërkon një zëvendësim për Vincente Company i cili do largohet këtë verë, raporton KosovaPress.

Leicester City kërkon 75 milionë euro për lojtarin, mirëpo ka spekulime që lojtari mund të kushtojë rreth 100 milionë euro.

Te dy skuadrat nëse e dëshirojnë anglezin në ekip i duhet të shesin ndonjë lojtar nga ekipi i tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat