Vjen Buffon, portieri i Juventusit transferohet në Spanjë?

Futboll

Vjen Buffon, portieri i Juventusit transferohet në Spanjë?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:07
Szceczny

Gianluigi Buffon është pranë kthimit te Juventusi dhe ky lajm praktikisht i jep fund aventurës së Mattia Perin te bardhezinjtë. U transferua me shpresa të mëdha për të marrë vendin e titullarit, por ish-portieri i Genoas luajti vetëm 9 ndeshje në kampionat, pasi Szceczny ishte portieri i parë.

Tani, Perin ka kërkuar largimin dhe për të qenë titullar diku tjetër.

Portieri i pëlqen shumë Sevillas, sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo" dhe drejtori sportiv Monchi, që e njeh mjaft mirë në vitin kur ishte drejtor sportiv në Itali, do të bëjë një tentativë, duke qenë se Soriano do të jepet huazim dhe Sergio Rico do të shkojë në Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat