Elbasan Rashani luan 120-të minuta në ndeshjen e kupës së Norvegjisë, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Elbasan Rashani luan 120-të minuta në ndeshjen e kupës së Norvegjisë, kualifikohet në çerekfinale

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:41
Elbasan Rashani

Padyshim se do të jetë gjatë në mendjet tona.

Fjala është për heroin e Sofjes, Elbasan Rashani, ai i cili na dërgoi në delirium me golin e tij të realizuar në çastet e fundit, gol ky që i’a dhuroi Kosovës fitoren e parë historikë në kuadër të kualifikimeve.

Sulmuesi shtatlartë ka vazhduar formën e mirë edhe me skuadrën për të cilën luan, Odd.

Kjo e fundit, në cilësinë e mysafirit eliminoi pas vazhdimeve Kristiansundin, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në shtetin skandinav, kupën norvegjeze.

Ndërkaq, si duket anëtari i kombëtares së Kosovës ka kontribuar edhe në mbrojtje të rezultatit, teksa krejt në fund të duelit, është ndëshkuar me karton të verdhë.

Image

Shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të lojtarëve tanë në klubet e tyre respektive, kurse ne do t’iu njoftojmë për secilin prej futbollistëve që djersitin fanellat më të bukura në botë, ato “verdh e kaltër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat