Kështu u tha për Xhakën

Futboll

Kështu u tha për Xhakën

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:49
Kështu u tha për Xhakën

Taulant Xhaka ka marrë një vlerësim nga trajneri Marcel Koller. Mesfushori i Shqipërisë do të jetë zëvendëskapiten prej edicionit 2019-20. 

Shtatshkurtri do të jetë pas kapitenit të ri të skuadrës Valentin Stocker, ndërsa si kapiten i tretë do të jetë Jonas Omlin.

Fabian Frei, zëvendëskapiteni i sezonit të kaluar, është lënë jashtë, pasi ka punuar kundër trajnerit dhe ka mbajtur kontakte me presidentin duke fajësuar teknikun aktual për sezonin e keq të Baselit. 

"Taulant Xhaka është një figurë identifikuese e Baselit", - u shpreh trajneri Koller. Xhaka ka një jetë që luan për Baselin, pasi e ka nisur karrierën që te moshat dhe ka qëndruar larg vetëm një vit kur u huazua te Grasshopper-si në sezonin 2012-13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat