Blerja e parë e Interit vjen nga Franca, cilësohet Pogba i ri

Futboll

Blerja e parë e Interit vjen nga Franca, cilësohet Pogba i ri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:50
Pogba

Talenti francez ka mbërritur në Milano ku do të nënshkruajë me Interin.

Lucien Agoume është një lojtar i Interit, futbollisti dhe skuadra italiane kanë arritur akordin ndërmjet tyre dje.

17-vjeçari ka udhëtuar në Milani së bashku me agjentin e tij për të nënshkruar kontratën me zikaltërit.

Agoume konsiderohet si Pogba i ri dhe premton shumë për moshën që ka. Ai kaloi më 1 korrik 2018 nga skuadra U-19 e Sochaux te skuadra e parë, duke luajtur në sezonin e fundit 15 ndeshje në Ligën e dytë franceze dhe një ndeshje në Kupë.

Francezi luan si mesfushor qendror. Luan me këmbën e majtë dhe është i gjatë 1.85 cm.

Agoume do t’i kushtojë Interit afro gjashtë milionë euro, derisa lojtari ka refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe Arsenalit për t’u transferuar te zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat