Zyba debutuesi më i ri te Prishtina

Futboll

Zyba debutuesi më i ri te Prishtina

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:33
Zyba debutuesi më i ri te Prishtina

Mbrëmë në barazimin 1:1 kundër St Joseph’s, ka debutuar edhe futbollisti i ri 18 vjeç, mesfushori i lindur në Therandë më 03.01.2001, Qendrim Zyba.

Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.

Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të.

Talentit Zyba i dëshirojmë sa më pak lëndime, klubi pret jashtëzakonisht shumë nga i riu therandas i cili dita ditës është duke e shpaguar besimin që ka, thuhet në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat