Chelsea kërcënon Atleticon për Alvaro Moratan

Futboll

Chelsea kërcënon Atleticon për Alvaro Moratan

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:36
Chelsea kërcënon Atleticon për Alvaro Moratan

Chelsea i Londrës kërcënon Atleticon e Madridit për Alvaro Moratan. Klubi londinez ka bërë të ditur se do kthejë në Premier League sulmuesin spanjoll nëse drejtuesit e “Los Colchoneros” nuk paguajnë brenda verës 55 milionë euro për kartonin e tij. Kështu shkruan “Telegraph”, duke iu referuar zhvillimeve të fundit mes dy klubeve.

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Juventusit mbërri në janar te skuadra e Simeones i huazuar për 18 muaj, me të drejtën e blerjes nga “Los Colchoneros”. Mirë në marrëveshje është shënuar një klauzolë sipas të cilës blutë e Londrës mund të marrin futbollistin nëse Atletico nuk e blen përfundimisht kartonin e tij.

Duke qenë se Chelsea nuk mund të bëjë blerje për shkak të vendimit të FIFA-s, drejtuesit e klubit londinez janë gati të kthejnë Moratan në “Stamford Bridge” nëse Atletico nuk e blen përfundimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat