Thiago Silva: Ju kurrë nuk mund ta kuptoni Leo Messin!

Futboll

Thiago Silva: Ju kurrë nuk mund ta kuptoni Leo Messin!

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:41
Thiago Silva dhe Leo Messi

Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva ka folur për gjysmëfinalen e Copa America, të kombëtares së tij kundër Argjentinës dhe kërcënimin që ka nga Lionel Messi.

Leo Messi ka pranuar se ai nuk po zhvillon turneun e tij më të mirë, por Silva thotë se nuk ka dyshim se ai mund të jetë vendimatar i ndeshjes kur ndeshen të dy kombëtaret.

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori, lojtari më i madh që kam parë ndonjëherë”, tha Silva.

“Sa herë që përballemi me njëri-tjetrin, qoftë me kombëtare apo në Ligën e Kampionëve, është shumë e vështirë ta ndalësh atë”.

“Pa marrë parasysh sa punoni, nuk do ta kuptoni kurrë cilësinë që ai ka dhe ndryshimin që mund të bëjë. Në momente të caktuara, ai bën diçka tjetër, që ju nuk mund të imagjinoni. Ky është ndryshimi i tij.”

“Si një qendër-mbrojtës ju duhet të studioni të gjitha mundësitë. Ne e dimë se ai gjithmonë sulmon majtas, por shumë herë ai driblon edhe drejtë apo djathtas”, përfundoi Silva.

Vlen të theksohet se Argjentina dhe Brazili takohen ntë mërkurën nga ora 02:30 pas mesnate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat