“Adios” Atletico Madrid, Godin nënshkruan me klubin e ri

Futboll

“Adios” Atletico Madrid, Godin nënshkruan me klubin e ri

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:04
Diego Godin

Diego Godin është larguar nga Atletico Madrid duke u transferuar në Inter.

Diego Godin është futbollist i ri i Interit.

Klubi milanez ka konfirmuar transferimin e ish mbrojtësit të Atletico Madridit.

Kapiteni i Uruguajit ka nënshkruar kontratë me “Nerazzurrët” deri në verën e vitit 2022.

Godin në Inter do të ketë pagë prej 4.5 milionë euro në sezon që me bonuse mund të arrijnë shifrën prej deri në 6 milionë euro në vit.

Godin është përforcimi i parë i madh i trajnerit të ri të Interit, Antonio Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat