Gerrard ‘kërcënon’ Prishtinën dhe St Joseph

Futboll

Gerrard ‘kërcënon’ Prishtinën dhe St Joseph

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:28
Steven Gerrard

Skuadra e Rangersit po pret akoma për kundërshtarin e tyre në Europa League.

Rangers pret ekipin e Oxfordit në një miqësore të dielën – përpara se të përballet me St Joseph e Gjibraltarit ose ekipin kosovar, Prishtina në Europa League.

Prishtina dhe St Jopeph takohen nesër në Gjilbratar me fillim nga ora 17:45. Ndeshja e parë në Prishtinë përfundoi me rezultatin 1-1 dhe fituesi i takimit të nesërm do të përballet me Rangersin e Gerrardit.

Trajneri i Rangers dhe legjenda e futbollit, Steven Gerrard theksoi se ekipi i tij nuk është akoma gati për këtë sfidë – por deri me 11 korrik gjithçka do të jetë në rregull dhe pastaj lojtarët e tij do ta bëjnë detyrën.

“Ne nuk jemi të gatshëm për këtë ndeshje, por ka ende kohë. Do të kemi një javë tjetër të fortë – pasi duhet t’i ngrohim muskujt. Por, deri kur të vijë ndeshja e parë, ne do të jemi të gatshëm të luajmë dhe të bëjmë punën kur duhet”, tha trajneri i Rangers, Steven Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat