‘Çartet’ Albert Kastrati i ‘Plisave’: Prishtina e ka shitë lojën

Futboll

‘Çartet’ Albert Kastrati i ‘Plisave’: Prishtina e ka shitë lojën

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:29
Albert Kastrati

Prishtina është mposhtur nga skuadra amatore e Gjibraltarit, St Joseph’s në ndeshjen kthyese të fazës kualifikuese të Europa League.

Këtë eliminim nuk kanë mundur ta pranojnë lehtë tifozët e skuadrës, pasi që kundërshtari ka qenë një skuadër amatore.

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati mendon se Prishtina e ka shitur lojën.

“Nuk e meritojnë Plisat nuk e meritojnë qytetaret e Prishtines me ja hup krenarin klubit tone, un menoj qe klubi jon e ka shit lojen si mrena si jasht e dyshimet e mija forcohen edhe ma shum kur e kemi trener josen. Boll moo , Marreeeeeeeeee”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ndryshe, pas kësaj humbje, përfundon edhe ëndrra e tifozëve kosovarë që ta shohin legjendën angleze, Steven Gerrard në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat