Kosovare Asllani e pafat, Holanda mposht Suedinë dhe kalon në finale të Kupës së Botës

Futboll

Kosovare Asllani e pafat, Holanda mposht Suedinë dhe kalon në finale të Kupës së Botës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e femrave të Holandës në futboll kanë mposhtur Suedinë me rezultatin minimal 1-0 pas vazhdimeve, për të kaluar në finale të Kupës së Botës.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa në vazhdimeve, Holanda gjeti golin e parë dhe të fitores.

Mesfushorja e Holandës, Groenen ka realizuar golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 99’të të takimit.

Me këtë fitore, Holanda shkon në finalen e madhe – ku do të takohet me SHBA-në, kurse Suedia e Kosovare Asllanit do të luajë ndaj Anglisë për vendin e tretë të turneut.

Vlen të theksohet se futbollistja kosovare, Kosovare Asllani u lëndua në minutën e fundit të takimit.

Kjo do të jetë hera e parë që kombëtarja e femrave të Holandës do të luajë në finalen e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat