U përurua stadiumi në Han të Elezit

Futboll

U përurua stadiumi në Han të Elezit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:45
U përurua stadiumi në Han të Elezit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë sot përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. Me këtë rast ministri bëri të ditur se vlera e tërërsishme e stadiumit është rreth 220 mijë euro. Ky investim është bërë në bashkëpunim mes MKRS, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës. 

 “Është kënaqësi e veçantë që të jem në përurimin e një prej investimeve më të rëndësishme në këtë komunë. Jam shumë i lumtur që bashkë me Komunën dhe Federatën e përfunduam në një afat rekord këtë projekt kapital duke pasur parasysh që ndërtimi i këtij stadiumi ka qenë kërkesë për vite tëra por ne pas marrëveshjes me kryetarin e përfunduam për disa muaj”, tha ministri Gashi. 

Ministri po ashtu tha: “Ky investim është në kuadër të investimeve për avancimin dhe fuqizimin e infrastrukturës sportive dhe është interesim i yni që ta masivizojmë sportin në të gjithë Republikën e Kosovës”.

Ndër të tjera, ministri Gashi falënderoi kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atë të Komunës për bashkëpunim në finalizim të këtij projekti dhe theksoi se projekti i nisur për ndërtimin e 12 fushave është shumëfishuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat