Sot zyrtarizohet Etrit Berisha

Futboll

Sot zyrtarizohet Etrit Berisha

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:50
Etrit Berisha

Etrit Berisha sot do të bëhet me skuadër të re. Portieri i Kombëtares Shqiptare ka arritur mbrëmë në Ferrara për të kompletuar kalimin te Spal.

Portieri nga Kosova pritet të luaj një vit si huazim te Spal ku i është garantuar vendi i titullarit.

Kalimi te Spal mund të llogaritet sukses për Berishën ngase do të vazhdojë të jetë titullar te secila skuadër që ka luajtur.

Ish-portieri i 2 Korrikut ka qenë titullar te Kalmari, te Lazio e te Alatanta.

Gjatë ditës, Berisha do të iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të prezantohet me fanelën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat