Po pret me padurim të luaj me Messin

Futboll

Po pret me padurim të luaj me Messin

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:20
Po pret me padurim të luaj me Messin

Frenki De Jong do të prezantohet nesër zyrtarisht te Barcelona.  Pas mbërritjes në Spanjë, De Jong ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle. 

"Jam shumë i lumtur që erdha këtu më në fund. Ëndrra ime e fëmijërisë ishte Barcelona, dhe e arrita këtë. Sot u realizua me të vërtetë", tha fillimisht mesfushori.

"Sigurisht më pëlqen shumë stili i lojës së Barcelonës. Ajax dhe Barcelona kanë të njëjtën filozofi, kështu që unë mendoj se do te shijoj shumë futbollin këtu. Mendoj se Barcelona dhe Holanda kanë një marrëdhënie shumë të fortë. Unë shpresoj të jem më i mirë sesa qe isha tek Ajax. 

Me të vërtetë mezi pres atë momentin që të hedh hapat e para në "Camp Nou". Jam i lumtur të jem në gjendje të luaj së bashku me Messin, e kam ndjekur gjithmonë atë dhe tani do të jetë bashkëlojtari im", u shpreh 22-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat