Roma ishte duke kërkuar një portier për të zëvendësuar, Robin Olsen, dhe mesa duket atë e ka gjetur.
Sipas asaj që shkruan “calciomercato.com”, drejtuesit e Romës kanë arritur një marrëveshje me Real Betis për të transferuar në “Olimpico”, portierin 24-vjeçar, Pau Lopez.
Gardiani spanjoll do t’i kushtojë arkave të Romës, plot 25 milionë euro. Ish- portieri i Espanjolit dhe Totenhemit, pritet të zgjidhë problemin e portës, i cili ishte shumë i madh në sezonin e fundit me suedezin.
Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur, dhe Lopez do të jetë portieri më i ri i verdhekuqve.