De Jong: Do të doja që ky lojtar të transferohej te Barcelona

Futboll

De Jong: Do të doja që ky lojtar të transferohej te Barcelona

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:20
Frenkie De Jong

Transferimi i ri i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka thënë se do të dëshironte transferimin e ish bashkëlojtarit të tij te Ajax, Matthijs de Ligt në ‘Camp Nou’.

De Jong është prezantuar të premten si lojtar i Barcelonës, dhe nuk ka mundur t’iu ik pyetjeve për De Ligt, që po ashtu po kërkohet nga skuadra e Ernesto Valverde, me mbrojtësin që duket më afër transferimit te Juventus.

“Do të doja ta shihja atë (De Ligt), por unë nuk mund të vendos”, ka deklaruar De Jong, përcjell lajmi.net.

“Ai duhet të marrë atë vendim me familjen e tij. Kur pashë që Barcelona dëshironte që unë të luaja këtu, vendimi ishte shumë i lehtë”.

De Jong është 22 vjeçar, dhe për Ajax në 57 paraqitje ka shënuar pesë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat