Kah po shkon kroati

Futboll

Kah po shkon kroati

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:15
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic pas largimit të Massimiliano Allegrit po mendon seriozisht për destinacionin e tij të ardhshëm.

Sulmuesi kroat me shumë mundësi do të transferohet në një ekip ku të jetë në qendër të projektit.

Sarri ka në mendje një tjetër skemë që nuk e favorizon kroatin i cili me shumë gjasa mund të rikthehet aty ku ka shkëlqyer më parë, në Bundesliga. Borussia Dortmund kërkon një bomber me eksperiencë dhe 33-vjeçari do të ishte zgjedhja perfekte për trajnerin Lucien Favre, transmeton KJ.

Mbetet për tu arritur akordi personal mes kroatit dhe verdhezinjve ndërsa për kartonin e tij Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro, shumë të cilën klubi gjerman mund ta arrijë përmes bonuseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat