PSG ka gjetur zëvendësuesin e Gianluigi Buffon duke afruar në skuadër Marcin Bulkën. 19-vjeçari nga Polonia është 199 cm i gjatë dhe është rritur në Akademinë e Chelseas.
Ai ka luajtur me çdo grupmoshë të londinezëve, ndërsa nuk është grumbulluar asnjëher sfidë me ekipin e parë. PSG arriti ta binde "Gardianin e portës" të firmoste për ta.
Kampionët e Francës e kanë marrë falas të riun duke siguruar një "xhevahir" për të ardhmen. Shtatlarti shihet si një element me shumë prespektivë. PSG-ja nuk është kursyer duke e bindur me një rrogë të majme.