Nuk e shes as për 100 milionë euro...

Futboll

Nuk e shes as për 100 milionë euro...

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:46
Nuk e shes as për 100 milionë euro

Federico Chiesa ka adhurues të shumtë në Itali dhe jo vetëm, por pronari i ri i Fiorentinës nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai, duke theksuar se nuk ka asnjë shifër që do ta joshte.

Miliarderi italo-amerikan Rocco Commisso deklaroi se nuk dëshiron të bëjë me Chiesën, të njëjtin gabim që bëri Fiorentina dikur me Roberto Baggion, ndaj nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet.

“Ju them vetëm se nuk do të bëjmë me Chiesën të njëjtin gabim që është bërë me Robbi Baggion. Ishte një kampion i madh, që u shit vetëm për para. Unë nuk e njoh mirë kontratën me Chiesën dhe nëse ka apo jo ndonjë klauzolë të veçantë, por mund të them se nuk e shes as për 100 milionë euro”, tha Commisso.

Bosi i skuadrës vjollcë ka theksuar vazhdimisht se rreth Chiesës kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese, që pritet të forcohet ndjeshëm duke nisur që nga kjo verë.

Nga ana tjetër, sulmuesi i talentuar ndiqet me vëmendje nga Juventusi, Interi dhe Paris Saint Germain, por asnjë prej këtyre klubeve nuk ofron më shumë se 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat