Milner është motor i vërtetë – përsëri del i pari në testet parasezonale të fitnesit te Liverpooli

Futboll

Milner është motor i vërtetë – përsëri del i pari në testet parasezonale të fitnesit te Liverpooli

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:49
James Milneri

Transferimi i James Milnerit si lojtar i lirë nga Manchester City në qershor të vitit 2015, ishte absolutisht kapje e jashtëzakonshme për Liverpoolin.

Disa fansa të futbollit u tallën me “Të Kuqtë” atëkohë, pasi besonin se ai ishte lojtar mediokër dhe nuk do të mund ta ngriste nivelin e lojës së skuadrës.

Mirëpo, nuk kanë mundur ta kishin më gabim.

Si një verë e mirë, ai vetëm sa është përmirësuar me moshën.

Krejt kjo për shkak të mënyrës se si Milner i dedikohet profesionit. Ai është ëndrra e vërtetë e një trajneri. E kemi të vështirë të gjejmë ndonjë profesionist më të madh në Premier League.

33-vjeçari po e mbanë veten të freskët para sezonit të ri me disa vrapime të gjata në Spanjë në ditët e fundit.

Dhe të shtunën ai ishte prezent në qendrën stërvitore të Liverpoolit në “Merseyside” para përgatitjeve parasezonale.

Edhepse ende nuk është rikthyer tërë skuadra – Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, për shembull, janë të gjithë të angazhuar me Kombëtaret – Jurgen Klopp shfrytëzoi mundësinë të vlerësonte gjendjen fizike të lojtarëve të tjerë sa i përket aspektit fizik.

Lojtarët që po stërviteshin të shtunën – përfshirë Adam Lallanan, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Fabinhon – u detyruan të merrnin pjesë në një test, i cili ëshë i dizajnuar për të matur përgatitjet e lojtarëve.

Milner, njejtë si vitin e kaluar, fitoi përsëri dhe nuk zhgënjeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat