Donnarumma vendos për të ardhmen

Futboll

Donnarumma vendos për të ardhmen

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:44
Gianluigi Donnarumma

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është bashkuar me klubin për para përgatitjet e sezonit të ardhshëm dhe ka kaluar testet fillestare fizike të premten.

Pasi humbi në një vend në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm, besohej se klubi rosoner do të duhej të shiste një numër  të madh lojtarësh për të balancuar buxhetin dhe në krye të listës ishte portieri Donnarumma.

Megjithatë, sipas zhvillimeve të reja, italiani e ka njoftuar klubin me dëshirën e tij për të qëndruar me rossonerët edhe për sezonin e ardhshëm.

Mendohet se Milani ishte i gatshëm ta lironte 20-vjeçarin dhe priste një shumë prej 50 milionë eurosh, por ishte vet lojtari ai  që dëshironte të qëndronte në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat