Muriqi prezantohet te klubi i madh turk

Futboll

Muriqi prezantohet te klubi i madh turk

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:33
Muriqi transferohet te Fenerbahce

Pas shumë mëdyshjeve rreth të ardhmes së sulmuesit të Kosovës, ato kanë përfunduar sot kur Vedat Muriqi është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e madhe turke.

Fenerbahce prezantimin e Muriqit e ka bërë përmes një videoje derisa e ka cilësuar këtë transferim si bukur të madh.

Gjatë kohë u spekulua për transferimin e Muriqit te Galatasaray, pastaj u kërkua edhe nga disa skuadra tjera evropiane.

Vetëm dy ditë më parë ai në rrjetet sociale njoftoi se do të qëndronte te Rizespor, madje i kreu edhe testet mjekësore, por në fund vendosi të transferohej te Fenerbahce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat