Suarez: Qëllimi im është të ndihmoj Celta Vigon 

Futboll

Suarez: Qëllimi im është të ndihmoj Celta Vigon 

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:29
Suarez: Qëllimi im është të ndihmoj Celta Vigon 

Futbollisti Denis Suarez u prezantua te skuadra e Celta Vigos, tek të cilët u transferua nga Barcelona. Në intervistën e parë të dhënë për mediat, mesfushori u shfaq shumë i lumtur për aventurën e re.

“Unë jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi. Njerëzit janë të lumtur për kthimin tim. Është një mundësi shumë e madhe, për të vazhduar të rritem si lojtar.

Unë isha duke kërkuar për një vend ku të ndihesha i vlefshëm. Tani e tutje qëllimi im është të ndihmoj Celta Vigon, të rritet për ta çuar në vendin ku e meriton, e cila është Evropa”,  u shpreh 25-vjeçari.

Kujtojmë se lojtari luajti gjysmën e sezonit i huazuar tek Arsenali, ku nuk arriti të gjejë shumë hapësira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat