Reprezentuesi i Kosovës ndëshkon skuadrën ruse

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës ndëshkon skuadrën ruse

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:27
Reprezentuesi i Kosovës ndëshkon skuadrën ruse

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, bëri paraqitje të mirë për Hannoverin e cila shënon fitore në miqësore me rezultat 2:1 kundër skuadrës ruse, Rostov.

Një miqësore e mirëseardhur për te dyja skuadrat për të pa formën para fillimit të edicionit të ri.

Serinë e golave e hapi Hendrik Weydandt në minutën e 4-të, ndërsa në fund të pjesës së parë, Muslija, ndëshkon rusët duke e ngritur epërsinë në 2:0.   Në minutën e 55-të,  Roman Eremenko shënon për Rostovin.

Muslija realizoi gol dhe konfirmoi se është në formë të mirë në prag të fillimit të garave në Bundesliga II, të cilat nisin me 26 korrik, ku në hapje ndeshen në udhëtim me Stuttgartin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat