Juventus ka vazhduar me afrime tjera të lojtarëve.
Kësaj radhe është mbrojtësi i talentuar i Genoas, Christian Romero, i cili ka arritur në Juventus për ti kryer testet mjekësore.
Romero ka një kohë të gjatë që është duke u kërkuar nga klubi italian, transmeton KosovaPress.
Drejtuesit e Juves do të paguajnë shumën prej 15-20 milionë euro për lojtarin.
Ndërsa plani i tyre është që menjëherë ta huazojnë argjentinasin në një klub tjetër italian.