Raiola i del në krahë Pogbas: Ai nuk ka bërë asgjë gabim - Bota Sot
Raiola i del në krahë Pogbas: Ai nuk ka bërë asgjë gabim

Futboll

Raiola i del në krahë Pogbas: Ai nuk ka bërë asgjë gabim

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:01
Mino Raiola, Paul Pogba

Agjenti i njohur Mino Raiola ka folur sërish rreth situatës së lojtarit të tij Paul Pogba.

Ai insiston se Pogba nuk ka bërë asgjë gabim dhe se Manchester United e di tashmë dëshirën e lojtarit për tu larguar nga klubi qe një kohë të gjatë.

“Lojtari nuk ka bërë asgjë gabim”, tha fillimisht Raiola.

“Ai ka qenë i respektueshëm dhe profesional gjithmonë. Klubi e ka ditur dëshirën e tij që një kohë të gjatë”.

"Është e turpshme që njerëzit e tjerë duan vetëm të kritikojnë pa informacionin e duhur dhe gjithashtu më vjen keq që klubi nuk merr ndonjë qëndrim kundër kësaj.

"Shpresojmë se së shpejti do të ketë një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët", përfunodi Raiola.

Kujtojmë që Pogba tash e një kohë të gjatë është i lidhur ngushtë me një largim nga Old Trafford dhe dy skuadrat favorite për të janë Juventusi dhe Real Madridi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...