Isco nuk udhëton me skuadrën e Real Madridit për turneun parasezonal - Bota Sot
Isco nuk udhëton me skuadrën e Real Madridit për turneun parasezonal

Futboll

Isco nuk udhëton me skuadrën e Real Madridit për turneun parasezonal

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:54
Isco Alcorcon

Mesfushori i Real Madridit, Isco, do të qëndrojë në Spanjë, për shkak se e dashura e tij, Sara Salamo, do ta lindë së shpejti fëmijën e dytë të çiftit.

Isco nuk do të udhëtojë sot pasdite me skuadrën e Real Madridit. “Los Blancos” do të shkojnë në Kanada për ta zhvilluar turneun parasezonal, në përgatitje për sezonin e ri, 2019/20.

Pasi t’i ketë lindur fëmija, spanjolli 27-vjeçar do t’i bashkohet pjesë tjetër të skuadrës së Real Madridit në Amerikë të Veriut.

Edhe pse nuk është pjesë e skuadrës së Real Madridit që do ta nisë turneun parasezonal, Isco ishte i pranishëm dje në kampin stërvitor të gjigantit të La Ligës, Valdebebas, përderisa lojtarët e Zinedine Zidane po i kryenin testet mjekësore.

Spanjolli është njëri ndër të paktët lojtarë të Real Madridit të cilët nuk do të jenë pjesë e turneut parasezonal, në Kanada dhe SHBA, që nga fillimi. Përveç Iscos, në fillim të turneut do të mungojnë edhe Federico Valverde, Eder Militao, Casemiro, Jesus Vallejo dhe Dani Ceballos.

Real Madridi do ta nisë turneun në Montreal në orën 14:30 dhe do të mbetet në qytetin kanadez deri të enjten, më 18 korrik. Pastaj, madrilenët do të udhëtojnë drejt SHBA-së, ku do t’i zhvillojnë ndeshjet kundër Bayernit (21 korrik), Arsenalit (24 korrik) dhe Atletico Madridit (27 korrik).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...