Synohet sulmuesi i Valencias - Bota Sot
Synohet sulmuesi i Valencias

Futboll

Synohet sulmuesi i Valencias

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:59
Synohet sulmuesi i Valencias

Objektivi i Napolit për sezonin e ardhshëm është që të përforcojë repartin e sulmit. Drejtori sportiv i të kaltërve, Cristiano Giuntoli, u zhvendos nga Madridi në Valencia për të nisur tratativat me klubin nga Mestalla për kartonin e Rodrigos.

Sulmuesi i intrigon jo pak italianët, pasi konsiderohet një përforcim ideal për repartin e avancuar.

Giuntoli, pas takimit me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për James Rodriguez, është takuar edhe me drejtuesit e Valencias, duke u bërë të qartë interesin për 28-vjeçarin, që pëlqehet shumë nga trajneri Ancelotti.

Rodrigo, këtë sezon, në 51 ndeshje me fanellën e Valencias ka realizuar 15 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...