Pensionohet De Rossi

Futboll

Pensionohet De Rossi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:30
De Rossi

Ish-mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist, sipas Sky Sport Italia.

De Rossi i dha fund karrierës së tij të gjatë me Romën në muajin maj dhe thuhej se do t’i bashkohej ndonjë klubi i MLS të SHBA-së apo Boca Juniors.

Po ashtu, u raportua se ai ishte i hapur ndaj idesë për të qëndruar në Serie A, me Fiorentinën favorite për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas Sky Sport dhe Il Tempo, mesfushori veteran do t’i varë këpucët në gozhdë së shpejti dhe do të fokusohet në karrierën e trajnerit.

Fituesi i Kupës së Botës do t’i mbushë 36 vjet në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat