Inter-Barella çështje orësh, ja kush po e pengon zyrtarizimin

Futboll

Inter-Barella çështje orësh, ja kush po e pengon zyrtarizimin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:48
Nicolo Barella

Teksa priten lajme nga Anglia ku Ausilio ka shkuar për të takuar drejtuesit e Manchester United për Romelu Lukakun, mesa duket ka zhvillime të reja në Milano për Nicolo Barella. 

Sipas Sky Italia, operacioni është vetëm disa orë larg zyrtarizimit dhe Inter po pret dritën jeshile nga Suning në Kinë. 

Kushtet janë: 40 milionë euro plus 5 milionë në bonuse të lehta për t’u kapur, si dhe 5 milionë euro pak më të vështira. 

Inter mund ta konfirmojë blerjen e mesfushorit italian që në orët e vona të së mërkurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat