Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga Manchester United.
Sulmuesi belg i ka bërë me dije Manchester United se dëshiron të largohet, duke kërkuar t’i bashkohet Interit, pretendon ESPN.
Reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës ka frikë se më nuk do të jetë zgjidhja e parë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.
E ardhmja e Lukakut pritet të jetë në Serie A, te skuadra Interit.
Është trajneri Antonio Conte, që e ka vënë në listën e prioriteteve 27 vjeçarin për këtë verë.
Problemi i vetëm i paraqitur deri më tani, është çmimi i lartë prej 80 milionë eurosh i vendosur nga United për sulmuesin.