Shkak kombëtarja e Kosovës prish miqësinë me Zvezdanin  - Bota Sot
Shkak kombëtarja e Kosovës prish miqësinë me Zvezdanin 

Futboll

Shkak kombëtarja e Kosovës prish miqësinë me Zvezdanin 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2019 Në ora: 11:56
Sinisha Kihajlloviq që njihet kundër Kosovës dhe Dejan Saviçeviq

Klubi i Cërvena Zvezdës nga Beogradi gjithmonë njihet për nacionalizëm dhe me urrejtje që ka ndaj shqiptarëve, kjo është vërtetuar sa e sa herë, veçmas në vitin e kaluar kur me 30 nëntor drejtuesit e saj (Dragan Xhajiç, Mitar Mërkella dhe Zvezdan Terziq) morën pjesë në protestën e serbëve që ishte organizuar në një pjesë të Mitrovicës. 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, dikur ish futbollist i Zvezdës, nuk do ta kishte besuar se do t’ia bëjnë kurthin zvezdashat siç ia bërën me 7 qershor, të muajit që e lamë pas, kur me urdhrin e tyre futbollistët Ivaniq e Stojkoviq nuk luajtën ndaj Kosovës, po ashtu edhe Lubisha Tumbakoviq, nuk e drejtoi Malin e Zi, me demek nuk e njeh Kosovën! 

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, kurse Kosova barazoi 1:1 në Podgoricë. Ndërkaq, Saviçeviq aty e pa se kush janë drejtuesit e Zvezdës, me presidentin Zvezdan Terziq. 

Dhe nga aty miqësia prishet mes Saviçeviqit dhe Terziqit. Sepse Saviçeviq e kuptoi se kush është Zvezda dhe e kuptoi edhe tradhtinë e tyre, sidomos nga Zvezdani! 

Jo vetëm me kaq, këta drejtues të Zvezdës, ndërsyen edhe tifozët famëkeq ‘Delija’ kundër Saviçeviqi. Saviçeviqi hapur kishte thënë se këtë kurth ua ka bërë Zvezda me Terziqin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...