Cerezo: Greizmann na zhgënjeu

Futboll

Cerezo: Greizmann na zhgënjeu

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:50
Cerezo: Greizmann na zhgënjeu

Enrique Cerezo këmbëngul se Atletico e Madridit duhet të këmbëngulë deri në fundit për të mbrojtur të drejtat e klubit në rastin “Griezmann”. Administratori i deleguar i bardhekuqve la të kuptohet se klubi madrilen ka prova për marrëveshjen mes Barcelonës dhe Antoine Griezmann para se të hynte në fuqi ulje e klauzolës së largimit nga 200 në 120 milionë euro.

“Nëse klubi ka mbajtur këtë qëndrim do të thotë se ka prova. Duhet t’i studiojmë këto prova dhe nëse i kemi vërtet atëherë do të kërkojmë shumë që ne e konsiderojmë të nevojshme.”

Cerezo ka kritikuar ashpër sjelljen e francezit, i cili nuk ia kishte shprehur vullnetin e tij klubit.

“Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i lojtarit, sepse dëshironte të largohej dhe nuk ka tha asgjë deri në minutën e fundit. Gjithsesi, Barcelona po bën një goditje të madhe. Nuk dëshironim që Griezmann të largohej, por e mori këtë vendim e tashmë duhet të shohim nëse ishte i drejtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat