Kostas Manolas është lojtar i Napolit.
Skuadra e Napolit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Romën, për transferimin e mbrojtësit Kostas Manolas.
Greku ka qenë i kërkuar gjatë gjithë kësaj vere nga skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti.
“Mirë se vjen Manolas”, është shkruar në faqen zyrtare të Napolit.
Manolas 28 vjeçar, ka qenë pjesë e Romës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga grekët e Olympiacos.