Të udhëhequrit e Frank Lampard kanë shënuar fitore me rezultatin 0:4, në një ndeshje ku trajneri anglez kreu 11 zëvendësime, për t’iu dhënë shansin të gjithëve.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Mason Mount, pas vetëm 14 minutave lojë.
Mbrojtësi i krahut, Emerson, ishte ai që dyfishoi epërsinë e ‘Bluve’, kur po luhej minuta e 31’ e takimit.
Në pjesën e dytë, Chelsea nuk ndali hovin dhe arriti të shënonte edhe dy herë të tjera.
Ishte ylli francez, Olivier Giroud ai që gjeti rrugën e golit në minutat 67’ dhe 88’, për të vulosur rezultatin përfundimtar 0:4.
Lampard me siguri se do të jetë i kënaqur me paraqitjen e ‘Bluve’.