Pogba duket se nuk do të largohet nga Man Utd

Futboll

Pogba duket se nuk do të largohet nga Man Utd

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:49
Paul Pogba

Paul Pogba mund të mbetet te skuadra e Manchester United edhe për një sezon së paku.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Pogba mund të jetë lojtari që do të bart shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm.

Emri i francezit është i lidhur ngushtë me një largim nga ‘Old Trafford’, me Juventus dhe Real Madrid si destinacione të mundshme.

Megjithatë, Solskjaer, i pyetur nëse Pogba mund të jetë kapiteni i skuadrës në sezonin tjetër, është përgjigjur shumë thjeshtë: “Po”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit francez, i cili lidhet me një largim të mundshëm tash e dy merkato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat