Aro Muric debuton me fitore me skuadrën e re

Futboll

Aro Muric debuton me fitore me skuadrën e re

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:04
Arijanet Murici

Arijanet Murici ka debutuar me fitore te Nottingham Foresit, në përballjen miqësore që e zhvilluan në Greqi ndaj Atromitos.

Skuadra nga Chmapionshipi fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim te skuadra greke, ndërsa golin e parë e shënoi Sammy Ameobi në minutën e 19-të, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë (1-0).

Pjesa e dytë përsëri ishte e dominuar nga skuadra angleze, ndërsa Michael Dawson (64’) dhe Lolley (90’+1) shënuan dy golat e fundit në këtë takim.

Ariajnet Muriqi luajti që nga minuta e parë për Nottingham Forestin, e që kishte paraqitje tejet të mirë, për t’u zëvendësuar më pas në fillim të pjesës së dytë nga Pantilimon.

Gardiani i Përfaqësueses së Kosovës e kompletoi ditë më parë huazimin te skuadra nga Championshipi prej Manchester Cityt, e që në sezonin 2019/2020, shihet si portieri i tyre i parë.

Murici para se të kalonte te Nottinghami, e vazhdoi kontratën edhe për tri vite të tjera me Citizens, e që do të qëndrojë nën kontratë deri më 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat