Futbollisti i njohur shqiptar shokon me deklaratën: Mihajloviçin e kemi si baba - Bota Sot
Futbollisti i njohur shqiptar shokon me deklaratën: Mihajloviçin e kemi si baba

Futboll

Futbollisti i njohur shqiptar shokon me deklaratën: Mihajloviçin e kemi si baba

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:36
Sinisa Mihajloviç

Bota e futbollit në Itali u trondit mëngjesin e sotëm, kur mediat njoftuan se Sinisa Mihajloviç nuk do të jetë më trajner i Bolognës, për shkaqe shëndetësore, ndërsa më herët ishte vetë trajneri serb që sqaroi gjithçka në një konferencë për shtyp.

“Doja që lajmin ta jepja vetë dhe prita më shumë respekt për privatësinë time, por disa gazeta, për të shitur 100 apo 200 kopje më shumë, zgjodhën të hedhin poshtë miqësinë 20-vjeçare me mua. Kisha temperaturë dhe nuk udhëtova me skuadrën, por shkova për një kontroll rutinë, nga ku zbulova se kisha leucemi. Kalova ditë di mbyllur dhe duke qarë, por në fund vendosa të vazhdoj përpara dhe të luftoj sëmundjen, deri sa ta mposht atë. Unë në jetë asgjë nuk e kam marrë dhuratë dhe më është dashur të luftoj shumë për të ardhur deri këtu, ndërsa tani jam gati të luftoj edhe më shumë, për të shkuar përpara dhe për të mposhtur sëmundjen”, tha serbi.

Ndërkohë mjaft i prekur për këtë lajm është shprehur edhe kapiteni i Bolognas, futbollisti Blerim Xhemaili, duke thënë se i kanë dhënë një premtim trajnerit dhe se “ai është sikur një baba” për lojtarët.

“Trajneri do ta fitojë këtë betejë edhe për ne, sepse ndihemi sikur jemi familja e tij”, ka thënë Xhemaili për “Sky Sport Italia”.

“Çfarë na ka dhënë ai gjatë gjashtë muajve të fundit rrallë se është dhënë nga ndonjë trajner, veçanërisht në këso periudhe të shkurtër kohore. E dimë se çfarë njeriu është, sa i fortë është dhe do të tentojmë ta transmetojmë forcën tonë tek ai. Presim me padurim kthimin e tij”, është shprehur futbollisti me prejardhje nga Tetova, Blerim Xhemaili.

“Bashkëpunëtorët e tij janë pjesë e tij dhe ndiejmë se i tërë stafi menaxherial ishin këtu. I dhamë një premtim trajnerit dhe unë në veçanti, si kapiten, dua ta mbaj”.

“Ishte tronditës lajmi i mëngjesit, e them me sinqeritet. Por, porsa folëm me të, e kuptuam se duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë kështu, sepse ai do të jetë me ne shumë shpejt. Sinisha na tha të vazhdojmë punën me një buzëqeshje dhe ne do të tentojmë të bëjmë pikërisht atë. Trajneri na e tregoi rrugën, e ndoqëm atë gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai është lider që mund të na çojë deri tek objektivat tona. Natyrisht, askush nuk pret që kjo të ndodhë, por ne jemi afër tij. Mihajlloviqi është si një baba për ne, prandaj do të luftojmë për të siç lufton ai për ne”, deklaroi kapiteni i Bolognas.

Mihajlloviqi mori postin e trajnerit të Bolognas në janar kur skuadra ishte thellë në zonën e rrezikut të rënies nga liga, por i ktheu djemtë në pozitën e 10 në fund të sezonit të Serie A.

“Ka shumë pasion këtu dhe stadiumi ishte gjithmonë pothuajse plot, pavarësisht vështirësive që po i kalonim. Kjo tregon se sa e donë njerëzit e këtij qyteti klubin dhe jam i bindur se do të arrijmë diçka të madhe. Secili nga ne duhet të japë diçka këtu, për trajnerin dhe për veten. Kemi shumë lojtarë me karakter të lartë”, theksoi Blerim Xhemaili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...