Del Piero, në mbështetje të ish-trajnerit të Serbisë: Të gjithë do të luftojmë bashkë me ty - Bota Sot
Del Piero, në mbështetje të ish-trajnerit të Serbisë: Të gjithë do të luftojmë bashkë me ty

Futboll

Del Piero, në mbështetje të ish-trajnerit të Serbisë: Të gjithë do të luftojmë bashkë me ty

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:58
Sinisa Mihajlovic

Pas lajmit se ish-trajneri i Serbisë, Sinisa Mihajlovic, është duke vuajtur nga leukemia, legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero, e ka treguar mbështetjen e tij për serbin, duke thënë se të gjithë do ta luftojnë këtë sëmundje bashkë me të.

Trajneri serb i Bolognas dhe ish-trajneri i Kombëtares së Serbisë, Sinisa Mihajlovic, ka bërë të ditur se vuan nga sëmundja e leukemisë dhe do të vazhdojë të punojë si trajner edhe gjatë kohës sa është duke marrë trajtim për këtë sëmundje.

Në mesin e shumë futbollistëve, trajnerëve e klubeve që dolën në mbështetje të Mihajlovicit, ishte edhe Del Piero, i cili postoi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Sinisa e ka shpërndarë një mesazh të mrekullueshëm, plot fuqi, kurajë, shembull dhe sfidë. Sinisa, të gjithë do të luftojmë bashkë me ty. Ale, Ale”, shkroi Del Piero.

50-vjeçari Sinisa Mihajlovic e bëri të ditur këtë lajm në një konferencë për shtyp të shtunën.

“Kur ata më treguan, ishte një tronditje e madhe. I kalova dy ditë duke qarë në dhomë… por, nuk janë lot frikë. E di se do të fitojë”, ka thënë Mihajlovic.

Mihajlovic tha se ai ka bërë teste të rregullta mjekësore pasi që babai i tij kishte vdekur nga kanceri. Ai e zbuloi se vuan nga leukemia vetëm pak ditë para se të fillonin përgatitjet parasezonale.

“Është një lloj që mund të shërohet përmes trajtimeve dhe unë do ta mposhti”, shtoi ai.

Mjeku i skuadrës së Bolognas, Gianni Nnani, tha se Mihajlovic vuan nga leukemia akute dhe se trajtimi për të do të fillojë qysh të martën.

Mihajlovici e zëvendësoi Filippo Inzaghin si trajner i Bolognas në janar dhe arriti t’i shpëtojë ata nga rënia në Serie B, duke e mbyllur sezonin në pozitën e dhjetë të tabelës së Serisë A.

Mihajlovici, i cili kishte qenë trajner i Bolognas edhe më parë në karrierë, ka qenë në këtë pozitë edhe në Catania, Fiorentina, ekipin kombëtar të Serbisë, Sampdoria, Milan dhe Torino.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...