Sfida me Debrecenin në “Elbasan Arena” - Bota Sot
Sfida me Debrecenin në “Elbasan Arena”

Futboll

Sfida me Debrecenin në “Elbasan Arena”

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:11
Sfida me Debrecenin në “Elbasan Arena”

Të enjten në mbrëmje, në orën 20:00, Kukësi do të presë në “Elbasan Arena” hungarezët e Debrecenit, në sfidën eliminatore të Europa Leagues, teksa do të tentojë përmbysjen ,pas humbjes një të enjten e kaluar me rezultatin 3:0.

Pasditen e sotme klubi verilindor ka publikuar edhe çmimet e biletave, që përveç tribunës VIP ku një vend kushton 2000 lek dhe tribunës qendrore ku kushton 1000 lek, në të gjithë tribunat e tjera, hyrja do të kushtojë vetëm 200 lek.

Biletat do të shiten si në biletarinë e stadiumit “Elbasan Arena”, ashtu edhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndërsa Kukësi shpreson në një përkrahje të fortë nga ana e tifozërisë, mbrëmjen e të enjtes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...