ZYRTARE: Feronikeli me një përforcim të madh, nënshkruan me yllin e Malit të Zi - Bota Sot
ZYRTARE: Feronikeli me një përforcim të madh, nënshkruan me yllin e Malit të Zi

Futboll

ZYRTARE: Feronikeli me një përforcim të madh, nënshkruan me yllin e Malit të Zi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:21
Foto

Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Malit të Zi, Milos Krkotic.

Krkotic, pozicionin natyral e ka mesfushor qëndror, por i aftë të luajë edhe në krahun e majtë.

31-vjeçari vjen në Kosovë pas një aventure jo të mirë me kampionin e shumëfishtë malazez Buducnost.

Milos Krkotic më parë ishte edhe pjesë e KF Kukësit (2017/18), në Superioren e Shqipërisë.

Ndërkohë Feronikeli nesër luan ndeshjen e dytë ndaj TNS në ‘Fadil Vokrri’ pas barazimi 2-2 në Uells.

Me gjasë reprezentuesi malazez nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...