Sociedadi e merr këtë vendim për Januzajn - Bota Sot
Sociedadi e merr këtë vendim për Januzajn

Futboll

Sociedadi e merr këtë vendim për Januzajn

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:47
Adnan Januzaj

Real Sociedadi nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit nga Kosova, Adnan Januzaj.

Kjo është ajo që drejtuesit e klubit spanjoll i kanë treguar agjentit të ish-futbollistit të Manchester Unitedit.

Januzaj, i cili ndihet rehat në “San Sebastian” ditë më parë nuk e mohoi një largim të mundshëm nga skuadra e La Ligës.

Futbollisti istogas ka kontratë me Real Sociedadin edhe për tre vjet, derisa klauzola e tij kap shumën e 60 milionë eurove.

Siç shkruan Mundo Deportivo, në fund të edicionit të kaluar, Real Sociedadi kishte menduar shitjen e Januzajt, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndryshe, Januzaj është njëri prej futbollistëve kryesor të Real Sociedadit, derisa edicionin e kaluar ishte i përfshirë në gjysmën e aksioneve që rezultuan me gol në La Liga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...