Zbuloni shqiptarin e 6 në Lazio - Bota Sot
Zbuloni shqiptarin e 6 në Lazio

Futboll

Zbuloni shqiptarin e 6 në Lazio

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 00:17
Lazio

Igli Tare ka transferuar edhe një futbollist shqiptar në Lazio.

Talenti shqiptar Anxhelo Ndrecka, është lojtari i gjashtë aktualisht në klubin kryeqytetas.

Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Kievos në Serinë A, pritet të firmosë shumë shpejt me Lazion.

Pas lajmit të bërë publik në media italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetë Ndrecka, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lazios.

Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruaj me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lazios, sezonin e ri.

Ndrecka di t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lazio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...